Vdes në QKUK personi që pësoi aksident para dy javësh në Prishtinë

Vdes në QKUK personi që pësoi aksident para dy javësh në Prishtinë

Një person i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas një aksidenti që kishte pësuar me 5 nëntor te kryqëzimi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunan” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi nga Policia:

Kryqëzimi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit–Henri Dunan‘’ Prishtinë 05.11.2024-04:19. Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë dërgohet në IML  për obduksion.

Shpërndaje në: