Miftaraj: Këtë mentalitet të qeverisjes me hajna që e ka instaluar Albin Kurti ka me marr vite e vite të riparohet
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar pas postimit të ministrit Faton Peci derisa arsyetohet për raportimet e mediave se i ka dhënë subvencione në vlerë prej afro 100 mijë euro vëllait të deputetes, Fitore Pacolli.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ministrit Peci duhet t’i vije turp që ka keqpërdorur e vjedhur paranë publike e jo të shkruaj “rima”.