Huruglica, mori grant 100 mijë € nga Peci, është partner me personin që dyshohej se më 2004 ishte nën çebe me Albin Kurtin e Jelena Bjelicen

Huruglica, mori grant 100 mijë € nga Peci, është partner me personin që dyshohej se më 2004 ishte nën çebe me Albin Kurtin e Jelena Bjelicen

Periskopi mbrëmë raportoi për skandalin e radhës të ministrit Faton Peci, ku u zbulua se mori grant 100 mijë eurosh. Pas një hulumtimi të Periskopi, del që aksionar i biznesit që fitoi këtë grant është edhe Dardan Velija. 

Por, kush është Dardan Velija?

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17.01.2004, Albin Kurti ishte së bashku me Dardan Veliajn dhe Vlora Bajqinovcin, në një veturë, ku sic thuhet në raport,

Për këtë, është përfolur shumë edhe nga deputeti Bekim Haxhiu, i cili në dokumentin e siguruar nga Periskopi, më 08.02.2012 i kishte dërguar letër Florin Krasniqit, ish-kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të AKI’së, ku ndër tjera ai thotë se të njëjtit kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllëzërit Donçiq themelues të organizatës “Bozhur”.

Sipas tij, Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.

Më poshtë mund të lexoni letrën e deputetit Haxhiu në vitin 2012, “Fakte për çështjen e deputetit Albin Kurti”.

Vlen të theksohet se Dardan Velija i cili është bashkëfitues i grantit 100 mijë eurosh së bashku me këshilltarin e Pecit, Naim Huruglicën, është emëruar nga Qeveria Kurti si kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Kjo e fundit veçse e forcon faktin se ministri Peci përzgjedh njerëz të afërt të Qeverisë, për t’i dhënë grante qindra mijëra eurosh.

 

Këshilltari i Pecit del që ka ‘përgatitur vetë terrenin’ për ta fituar grantin 100 mijë eurosh

Shpërndaje në: