Këshilltari i Pecit del që ka ‘përgatitur vetë terrenin’ për ta fituar grantin 100 mijë eurosh

Këshilltari i Pecit del që ka ‘përgatitur vetë terrenin’ për ta fituar grantin 100 mijë eurosh

Periskopi mbrëmë ka raportuar për një skandal të radhës në ministrinë e Faton Pecit, i cili i ka ndar këshilltarit të tij Naim Huruglica, grant 100 mijë euro.

Ndërsa ditën e sotme gazetari Lirim Mehmetaj, ka publikuar një dokumet në të cilin thuhet se hartues administrativ përmes të cilit ndahen fondet është vet Huruglica.

“Siç shihet në foto, qenka edhe hartues i udhëzimit administrativ përmes të cilit ndahen ato fonde.Pra, njëherë e ka përpilu udhëzimin administrativ, e më pas, përmes tij, edhe i ka fitu 100 mijë kokrra.”- thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se në fundjavë u raportua se Peci i kishte ndar 100 mijë euro grant edhe për vëllain e deputetes, Fitore Pacolli./Periskopi

Postimi i plotë i Mehmetajt:

E kjo veç është e tepërt

A e dini pse këshilltari i Faton Kriminelit, Naim Huruglica, e ka fitu grantin nga Ministria e Bujqësisë, potë 100 mijë euro.

Ky, siç mund ta shihni në foto, qenka edhe hartues i udhëzimit administrativ përmes të cilit ndahen ato fonde.

Pra, njëherë e ka përpilu udhëzimin administrativ, e më pas, përmes tij, edhe i ka fitu 100 mijë kokrra.

Shihni në foto, grupin punues, shiheni aty Huruglicën, shihni në njoftimin fitues për të, ku ceket udhëzimi administrativ, të cilin vetë e ka hartu.

Dribleri Pecinho do me dal shumë ma skandaloz se që e pata hetu fillimisht.

Këta janë kriminelë të frikshëm e të rrezikshëm.

Veç një ndëshkim popullor masiv i bën të ndalën.

Në ndërkohë, Prokuroria deri tash është dashur të fillojë hetime intensive.

Faton Peci jep grant 100 mijë eurosh edhe këshilltarit të tij, Naim Huruglicës

Shpërndaje në: