Sefer Selimi për mbledhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë V.: Prishtina ka për obligim që t’iu qëndroj në krah shqiptarëve në RMV
Opinionisti Sefer Selimi nga Maqedonia e Veriut ka shkruar për mbledhjen mes dy vendeve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar disa nga pijat që pritet të legjitimohet në mbledhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë V.
Ndër të tjera ai tha se Prishtina ka për obligim që t’iu qëndroj në krah shqiptarëve në RMV, dhe se ai shpreson që këto çështje nuk do të legjitimohen por do të shtrohen për diskutim.
Postimi i plotë:
Çka do të legjitimoj nesër në mbledhjen e përbashkët qeveria e zotit Kurti me qeverinë e Mickovskit:
* Përpjekjen për asimilin e organizimit politik të shqiptarëve në subjekte të veçanta partiake?
* Abolimin e mekanizmit për përfaqësim të drejtë dhe adeakuat?
* Degardimin, margjinalizimin dhe përjashtimin e shqiptarëve në institucione publike nga vedimarrja, dhe largimin e tyre nga puna në emër të profesionalizmit ndërkaq është evidente se bëhet me prefiks etnik?
* Degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve në hierarkinë e të gjithë sektorit të sigurisë?
* Largimin nga përdorimi i gjuhës shqipe nga thuajse të gjitha ministritë dhe institucionet që nuk udhëhiqen nga shqiptarë?
* Paralajmërimin për cungimin e gjuhës shqipe përmes Gjykatës Kushtetuese?
* Forcimin e qartë dhe favorizues të parteritetit strategjik me Beogradin dhe Budapeshtin?
* Bllokimin e perspektivës evropiane të RMV-së?
* Emirimin e Stoilkoviçit në ministrinë që duhet të kujdeset për Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdheniet mes komuniteteve?
* Shlyerjen e diasporës për të zvogluar numrin e popullatës, rrjedhimisht zvoglimin e parave publike që u takojnë komunave ku shqiptarët janë shumicë?
* …. e shumë procese retrograde që po ndodhin në kohë rekord që kur qeveria e re mori përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr vendin, mbështetur direkt edhe nga vetë kryeministri Kurti, para e pas fushatës zgjedhore.
Prishtina ka për obligim që t’iu qëndroj në krah shqiptarëve në RMV, dhe jo në emër të një pseudo-ndryshimi të shëroj komplekset personale dhe të shfryej inatet e kapriçot e idnividëve të caktuar këndej e andej kufirit në dëm të shqiptarëve të RMV-së. Shpresoj që këto çështje nuk do të legjitimohen por do të shtrohen për diskutim, qoftë brenda apo jashtë mbledhjes së parbashkët qeveritare.