Rumani-Kosovë, sot UEFA pritet tregoj vendimin e saj
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA sot pritet të marr vendim për ndeshjen Rumani – Kosovë.
Ndeshja e Ligës së Kombeve, e cila u zhvillua të premten, u ndërpre në minutat e fundit, pasi futbollistët kosovar e braktisën fushën.
Thirrjet e vazhdueshme raciste e politike, në Bukuresht, ”Serbia Serbia” e ”Kosova është Serbi”, detyruan kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin të mbledh bashkëlojtarët dhe të largoheshin drejt zhveshtores.