Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona dhe sekuestron 7 armë
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë, tre nga to pa leje adekuate në kuadër të planit operativ me qëllim të parandalimit të gjuetisë së kundërligjshme.
Pos armëve, janë sekuestruar edhe katër radio marrës dhe municioni përkatës.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapur rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.