Rrahje mes disa personave në Ranillug, i përfshirë edhe një polic
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor në Ranillugë.
Sipas policisë, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore pasi një rrahje.
Në këtë rrahje i përfshirë ka qenë edhe një polic.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Ranillukë /16.11.2024-02:20. Pas marrjes së një informate se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kuptuar se të involvuarit në këtë rast ishin dy të dyshuarit meshkuj/k, (njëri nga ta pjesëtarë i PK-së), ku që të dy kishin lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Lidhur me rastin është njoftuar IPK-ja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.