Policia dhe Prokuroria me aksion në Pejë, bastisen disa lokale – dyshohet për armë ilegale

Policia dhe Prokuroria me aksion në Pejë, bastisen disa lokale – dyshohet për armë ilegale

Para pak minutash Prokuroria e Pejës bashkë me Policinë e Kosovës dhe Njësitet e tjera të profilizuara kanë ndërmarr një aksion të madh në qendër të qyteti të Pejës me qëllim zbulimin e disa gjërave ilegale.

Sinjali mëson se ky aksion po zhvillohet te zona e kafiterive të qytetit, ku dyshohet për vepra ilegale si armë e gjëra të tjera.

Aksioni po vazhdon edhe këto çaste ku tashmë po kryhen kontrolle të detajuara lidhur me rastin.

 

Shpërndaje në: