Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe, po transportonte shtatë pasagjerë

Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe, po transportonte shtatë pasagjerë

Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë, të gjithë shtetas te Serbisë.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, policia ka bërë të ditur se është gjetur një thikë dhe një këllëf të padeklaruar.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa serbe të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe me atë automjet ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë të gjithë shtetas te Serbisë”.

“Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur një thikë dhe një këllëf të pa deklaruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: