A janë këto favorizimet e ministrit Peci? Ja si asamblisti i LDK’së braktisi partinë pasi iu premtua një pozitë në MBPZHR

A janë këto favorizimet e ministrit Peci? Ja si asamblisti i LDK’së braktisi partinë pasi iu premtua një pozitë në MBPZHR

Si u favorizua asamblisti që braktisi LDK’në në Podujevë, për t’u punësuar në Ministrinë e Bujqësisë në pozitën ‘Inspektor i Tokës Bujqësore?

Enis Rrustemi, Periskopi

Ministri Peci pasi i doli skandali rreth grantit 100 mijë eurosh të vëllait të deputetes së VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se “nuk favorizon, nuk diskriminon individë”.

Ndër të tjera – pasi iu zbulua ky skandal – Peci u hodh në sulm drejt partive opozitare, ku paralajmëroi gjithashtu se të hënën do t’i publikoj listën e përfituesve të granteve, ku sipas tij ka edhe prej atyre që janë pjesë e LDK’së dhe partive tjera.

Megjithatë, kujtojmë se nëse bëhet fjalë për “favorizimet” që Peci ua bën edhe partive tjera – rasti më konkret është ai i Demokrat Hodollit. Megjithatë, ky i fundit nuk u favorizua si pjesëtar i partive opozitare, pasiqë “u ble” nga pushteti i VV’së në Podujevë.

Hodolli, fitoi ulëse në Komunën e Podujevës nën logon e partisë së LDK’së. I njëjti, u largua nga LDK’ja pasi Shpejtim Bulliqi i gjeti vend pune në agjencionin e bujqësisë.

Nën dyshime përmes procedurave jashtligjore, i njëjti pas dy tentimeve gëzon pozitën ‘Inspektor i Tokës Bujqësore’.

Pas njoftimit për shpalljen e kandidatëve fitues për këtë pozitë, ka pasur ankesa nga palët e pakënaqura, ku të njëjtit kishin shtruar ankeësë në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës, e ku i njëjti Këshill kishte konstatuar se përzgjedhja e kandidatëve nuk ishtë në përputhje me procedurat ligjore.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Pecit hapi prapë konkurs në muajin tetor të këtij viti dhe në listën e kanditatëve fitues për pozitën Inspektor i Tokës Bujqësore figuronte sërish emri i Demokrat Hodollit.

Krejt në fund shtrohet pyetja; Paralajmërimi i Pecit se do t’i publikoj edhe njerëzit e LDK’së e partive tjera opozitare të cilët kanë fituar grante nga Ministria që drejton – a janë po ata njerëz që kanë hyrë nën ombrellën e LVV’së nga partitë tjera opozitare? /Periskopi/

 

Periskopi vazhdimisht ka raportuar rreth skandaleve të cilat janë përcjellur në Ministrinë e Pecit, ndër të tjera mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme:

Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)

Ministri Peci angazhon 26 konsulentë përmes prokurimit, buxhetit shtetit do i kushton afro 500 mijë euro / DOKUMENT

Peci i vogël me afera të mëdha

Shpërndaje në: