Ramadani: Prokuroria e disiplinoi pak Qeverinë, kanë shpallur procedurë të hapur për rezerva shtetërore

Ramadani: Prokuroria e disiplinoi pak Qeverinë, kanë shpallur procedurë të hapur për rezerva shtetërore

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk ka vazhduar me kontrata të klafisikuara.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se prokuroria “disiplinoi pak Qeverinë”.

“Prokuroria disiplinoi pak Qeverinë, Drejtësia të mos zbrapset!

Duhet përshëndetur veprimin ligjor të deritashëm të Prokurorisë, sepse Qeveria dhe Ministrja Rozeta Hajdari nuk e kanë përsëritur veprën në lidhje me Rezervat Shtetërore. Tash kanë shpallur procedurë të hapur për këtë, nuk paskan vazhduar me kontrata të klasifikuara!” – ka shkruar ai.

Në këtë postim, Ramadani ka thënë se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe shkelësit të marrin dënimin e merituar.

“Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Dënimi i merituar për shkelësit e ligjit!

Nuk është vetëm një shkelës. Janë disa!

Ligji mbi të gjithë!” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: