100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit: Kjo i bie 588 rroga të veteranëve

100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit: Kjo i bie 588 rroga të veteranëve

Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, vetëm katër ditë pasi hapi biznesin, shkruan Periskopi.

Sipas Haradinajt është shqetësues guximi i këtij pushteti që ta keqpërdorë buxhetin e taksapaguesve.

Ai tha se 100 mijë euro grant i bie 588 rroga të veteranëve t’i jepen një familjari të VV-së.

“Brenda një jave hapë biznes dhe përfiton mijëra euro me lidhje të shkurtëra, Ministër-Deputet. Kjo thjesht i bie që 588 rroga të veteranëve t’i jepen një familjari të VV-së.”- ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Është tepër shqetësues guximi i këtyre ministrave që në formën më brutale po e shkatërrojnë buxhetin e taksapaguasve. Brenda një jave hapë biznes dhe përfiton mijëra euro me lidhje të shkurtëra, Ministër-Deputet.

Kjo thjesht i bie që 588 rroga të veteranëve t’i jepen një familjari të VV-së.

Shpërndaje në: