Abdixhiku pas ndalimit të doracakëve: 9 komunat e udhëhequra nga LDK detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ndalimit të përdorimit të doracakëve nga MASHT’i, shkruan Periskopi.
Ai ka falënderuar 9 komunat e udhëhequra nga partia e tij, që refuzuan përdorimin e këtyre doracakëve. Duke thënë se detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht.
Postimi i plotë:
Dua të shpreh falënderim publik e mirënjohje të 9 komunave të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale – dhe kështu detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht! Nga insistimi mbrojtës i përmbajtjes së teksteve në Kuvend, tek tërheqja e plotë e tyre!
Mirënjohje Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Istogut, Vitisë, Fushë Kosovës, Obiliqit, Junikut e Dragashit!
Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimin e popullit të Kosovës.
Pas 9 shkurtit, si Qeveri e Ndryshimit, do të përmirësojmë përmbajtjen e teksteve në fjalë në nivel nacional! Si parti e qendrës së djathtë, familja dhe fëmija do të jenë dhe të mbrojtur dhe të përkujdesur!