Limaj prezanton kandidatin për deputet nga Shtimja, dikur ishte këshilltar politik në një ministri
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet, Sherfi Krasniqi.
Limaj shkruan se Sherifi është kryetar i Degës së NISMA-s në Shtime dhe në të kaluarën ka mbajtur postin e këshilltarit politik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë të prezantoj kandidatin për deputet, Sherif Krasniqi!
Sherifi është Kryetar i Degës së NISMA-s në Shtime, dhe njëkohësisht ka qenë ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Si Kryetar i Degës së NISMA-s në Shtime, Sherifi ka udhëhequr me përgjegjësi dhe ka punuar ngushtë me komunitetin për të siguruar zhvillim dhe mundësi më të mira për qytetarët. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në projekte të ndryshme sociale e ekonomike janë dëshmi të vullnetit të tij për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.