Zogaj: Prerja e drunjve tek Teatri Kombëtar, akt i pafalshëm

Zogaj: Prerja e drunjve tek Teatri Kombëtar, akt i pafalshëm

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është shprehur se prerja e drunjve tek Teatri Kombëtar, siç tha ai, një hapësirë që përfaqëson historinë, kulturën dhe identitetin tonë, u shpreh se është një akt i pafalshëm.

Zogaj ka kërkuar nga Ministria e Kulturës shpjegim të menjëhershëm për këtë vendim që ai e ka quajtur skandaloz.

“E papranueshme dhe e turpshme. Prerja e drunjve tek Teatri Kombëtar, një hapësirë që përfaqëson historinë, kulturën dhe identitetin tonë, është një akt i pafalshëm. Vendimi për të dëmtuar një ambient kaq të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës është dëshmi e një mungese të plotë përgjegjësie dhe respekti për trashëgiminë tonë kulturore dhe mjedisore”.

“Drunjtë nuk janë thjesht element dekorativ – ata janë pjesë e qytetit tonë, simbol i kujtesës sonë kolektive dhe burim i ajrit të pastër për qytetarët. Është e papranueshme që në emër të “zhvillimit” të shkatërrohen vlerat që i japin kuptim qytetit dhe jetës sonë”.

“Kërkoj nga Ministria e Kulturës shpjegim të menjëhershëm për këtë vendim skandaloz dhe llogaridhënie për dëmin e shkaktuar. Kjo sjellje nuk mund të tolerohet!  Ne po mbjellim çdo ditë, ata po prejnë”, ka shkruar Zogaj.

Reagon komuna e Prishtinës për prerjen e pishave te sheshi: Është akt i Ministrisë së Kulturës, i shkatërruan pa lejen tonë

Shpërndaje në: