Reagon komuna e Prishtinës për prerjen e pishave te sheshi: Është akt i Ministrisë së Kulturës, i shkatërruan pa lejen tonë

Reagon komuna e Prishtinës për prerjen e pishave te sheshi: Është akt i Ministrisë së Kulturës, i shkatërruan pa lejen tonë

Disa ditë më parë në një pjesë të kryeqytetit janë prerë disa drunjë.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Komunës së Prishtinës.

Nga Komuna kanë dënuar aktin dhe kanë thënë se ky veprim është bërë pa u njoftuar ata.

’Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas Komunës Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar, thuhet më tutje në reagim.

Shpërndaje në: