Xhevahire Izmaku kandidate për deputete nga Nisma: Besimi im është i lidhur thellë me vlerat dhe vizionin e Fatmir Limaj

Xhevahire Izmaku kandidate për deputete nga Nisma: Besimi im është i lidhur thellë me vlerat dhe vizionin e Fatmir Limaj

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, pas një pauze 5-vjeçare synon sërish të kthehet në karrigen e deputetes.

Izmaku në zgjedhjet e 9 shkurtit do të kandidoj në listën e Nisma Socialdemokrate.

Postimi i plotë:

Të dashur miq të vjetër dhe të rinj,

Të dashur familjarë!

Sot, pas një pauze pesëvjeçare, rikthehem me emocion dhe përkushtim si kandidate për deputete.

Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë, që për tri mandate të jem zëri Juaj në Kuvend, dhe tani, me një vizion të ri dhe me mbështetjen e një subjekti të ndryshëm politik, që buron nga përkushtimi dhe ideali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate, po e bëj këtë hap të ri.

Besimi im është i lidhur thellë me vlerat dhe vizionin e liderit Fatmir Limaj, një njeri që ka lënë gjurmë të mëdha në zhvillimin e vendit, duke realizuar projekte madhore infrastrukturore, për të përmirësuar jetën e secilit prej nesh.

Ky përkushtim dhe kjo udhëheqje, më frymëzojnë të jap më të mirën për Ju dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.

Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj ndër vite.

Me zemër dhe me vullnet të palëkundur, shpresoj të ecim përpara së bashku, duke ndërtuar një të ardhme të denjë për ne dhe për brezat që vijnë!

Me përulësi:

E juaja:

Xheva

Shpërndaje në: