Kokalari thotë se Trump do të ndihmojë në lirimin e Thaçit: E di ku është dhe pse
Evi Kokalari, aktiviste e njohur shqiptare në ShBA, ka shkruar në lidhje me Gjykatën Speciale dhe gjykimin ndaj Hashim Thaçit, ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ajo ka komentuar zërat se me ardhjen e Trumpit mund të lëvizet në drejtim të zhbërjes së Gjykatës Speciale ose një lloj shpejtimi të gjykimit fer dhe të drejtë.
Kokalari ka shkruar se Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse.
“Presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them se Trump është një nga burrat më përdëllyes që do të gjeni ndonjëherë. Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe dy djemtë e tjerë, dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sepse ky është Trump” – ka shkruar Kokalari.