Daka: Çdo përpjekje për t’i marrë kompetencat e KQZ-së është shkelje
Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës respektivisht neni 139, qartë e tregon se KQZ i organizon zgjedhjet jashtë Kosovës.
Sipas Dakës KQZ-ja ka obligim që t’i organizojë zgjedhjet në Ambasada, nëpër diasporë, jo jashtë tyre.
Daka kujtoi kohën kur votohej me postë duke u ankuar se afatet kanë qenë të shkurtra.
“Kjo ka qenë e vetmja telashe, kjo ka ngritë pakënaqësi te diaspora sepse gjithmonë i është dukur se KQZ-ja nuk po i organizon zgjedhjet si duhet”, tha ajo.
Ky reagim i Dakës ka ardhur pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës i ka kërkuar kompetenca KQZ-së për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve jashtë Kosovës.