Haradinaj me studentë: U zotova se rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor

Haradinaj me studentë: U zotova se rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor

Lideri i AAK-së, njëherit kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar sot studentë nga Universitete të ndryshme.

Ai me studentë dhe të diplomuar diskutoi për perspektivën e të rinjve.

Haradinaj tha se u zotua se do t’i mbështesë rininë në arsimim dhe po ashtu do të zhvillojë skema për mbështetje për punësimin e të rinjve.

Postimi i plotë:

Sonte në një bashkëbisedim përmbajtësor me studentët e Universiteteve të ndryshme dhe të rinj të posadiplomuar folëm hapur për përspektivën e të rinjëve dhe patëm mundësi ta dëgjojmë njëri-tjetrin.

U zotova se Rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore mbi bazat e nevojave të tregut të punës. Do të zhvillohet skema për mbështetje për punësim të të rinjve, subvencionimtë ndërmarrësve të rinj, lehtësira për tranzicion nga shkolla në punësim.

Mbështetja e tyre e sinqertë dhe pa kushte për projektin tonë të përbashkët – një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, anëtare e NATO-s, është një frymëzim për punën dhe përkushtimin tonë.

Një shtet me një rini të shëndoshë ka një të ardhme të garantuar.

Shpërndaje në: