Hamza: Me ardhjen time në pushtet prioritet do të jetë shëndetësia, sigurimet do t’i bëjmë realitet

Hamza: Me ardhjen time në pushtet prioritet do të jetë shëndetësia, sigurimet do t’i bëjmë realitet

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër të vendit, Bedri Hamza, në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, kanë përuruar Qendrën e re të Mjekësisë Familjare.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, premton se me ardhjen e tij në Qeveri, shëndetësia do të jetë prioritet për të.

”Asnjë qytetar nuk do të paguajë shtesë për shërbimet bazë shëndetësore, sepse sigurimet do t’i bëjmë realitet”, ka shkruar Hamza.

Postimi i plotë:

Në lagjen më të madhe të Mitrovicës, Iliridë, sot e përuruam Qendrën e re të Mjekësisë Familjare. Ky është një bashkëfinancim tjetër me organizatën “Qatar Charity”, e cila në mënyrë të vazhdueshme e ka mbështetur vendin tonë.

Kosova mundet ma mirë dhe prioriteti im si kryeministër do të jetë ndërtimi i një sistemi shëndetësor me pacientin në qendër, fuqizimi i spitaleve rajonale dhe implementimi i sigurimeve shëndetësore. Asnjë qytetar nuk do të paguajë shtesë për shërbimet bazë shëndetësore, sepse sigurimet do t’i bëjmë realitet.

Shpërndaje në: