Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi,

Krasniqi bëri të ditur se njësia e policisë së trafikut është marrë me rastin.

“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë)”.

“Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia  e policisë së trafiku është  marrë me rastin”, përfundoi Krasniqi.

Shpërndaje në: