Bajrami: Buxhetin për vitin 2025 e kemi pa si buxhet tranzitor

Bajrami: Buxhetin për vitin 2025 e kemi pa si buxhet tranzitor

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami ka folur rreth projekt buxhetit për vitin 2025 i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës  në lexim të parë.

Bajrami ka thënë se është hera e parë që si LDK nuk e kanë analizu sepse sipas saj ky buxhet është buxhet tranzitor.

“Nuk e njohim si buxhet, si planifik një vjeçar…meqe i kemi zgjedhjet e shpallura dhe tash është e ditur që do të mbahen me 9 shkurt, ne e kemi pa si një buxhet tranzitor dhe me të ardh qeveria e re, qeveria e cila do të formohet pas datës 9 shkurt do të ulet dhe do ta rishikoj këtë buxhet. Ne jemi duke punuar shumë që qeveria e ardhshme të jetë qeveria e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarin Lumir Abdixhiku”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Më tutje deputetja e LDK-së është shprehur se në seancën e Kuvendit ku ishte në lexim të parë draft buxheti për vitin 2025, diskutimin si LDK e kanë kthyer në efektet që kanë dhënë katë buxhetet të cilat Lëvizja Vetëvendosje e ka pas rastin ti planifikoj dhe ti ekzekutoj ashtu siç ata kanë ditur.

“Theksin e kemi vënë pikërisht te efektet që ne në shumicën e fushave dhe në shumicën e rasteve konsiderojmë që kanë qenë efekte zero”.

Si LDK, Bajrami ka thënë se janë ndal më shumë tek premtimete bëra nga partia në pushtet pasi që aty “kanë pas vrejtjen kryesore”.

Shpërndaje në: