Trump emëron senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit

Trump emëron senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit

Presidenti i sapozgjedhur amerika Donald Trump emëroi Senatorin Marco Rubio nga Florida si të nominuar për sekretarin e shtetit të mërkurën, një kritik të dikurshëm, i cili u shndërrua në një nga mbrojtësit më të ashpër të presidentit të zgjedhur.

Në Capitol Hill, ligjvënësi konservator është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Inteligjencën dhe anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, shkruan AP.

Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës dhe ka synuar aplikacionin e mediave sociale TikTok sepse kompania e saj mëmë është kineze. Ai dhe ligjvënësit e tjerë pretendojnë se Pekini mund të kërkojë akses në të dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, tha Trump për Rubio në një deklaratë./euronews.al

Shpërndaje në: