Krasniqi takohet me drejtoreshën e NDI: Jemi të angazhuar për fuqizimin e grave në politikë

Krasniqi takohet me drejtoreshën e NDI: Jemi të angazhuar për fuqizimin e grave në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg dhe eksperten për parti politike dhe fuqizim të grave në politikë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Krasniqi në rrjetin social në Facebook.

‘’Në një takim shumë përmbajtjesor që e zhvillova sot me drejtoreshën e National Democratic Institute në Kosovë, Nancy Soderberg dhe me Laura Nichols, eksperte për parti politike dhe fuqizim të grave në politikë, diskutuam lidhur me strategjinë e Partisë Demokratike të Kosovës për barazinë gjinore, me fokus zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt’’, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e PDK-së për fuqizimin e grave në politikë, duke iu dhënë hapësirë në pozita të larta dhe vendimmarrëse.

Shpërndaje në: