MASHTI tenton ta fsheh skandalin për kurrikulën: Nuk janë obligativ dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit

MASHTI tenton ta fsheh skandalin për kurrikulën: Nuk janë obligativ dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit

Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimeve të disa doracakeve për lëndën e “Edukimit Seksual” të cilat kanë shkaktuar diskutime dhe debate të shumta në publik.

Ministria e Arsimit përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual siç është raportuar e përfolur këto dy ditë.

“Në kuadër të kurrikulës së saj arsimore, në përputhje me standardet evropiane të përcaktuara nga OBSH, Kosova ka përfshirë edukimin seksual në kurrikulën e saj arsimore përmes kompetencës “Individ i shëndosh,”. Edukimi seksual trajtohet si çështje ndërkurrikulare, përmes lëndëve të ndryshme mësimore, prej përspektivave të ndryshme, në kontekstin shkencor, shoqëror-kulturor dhe shëndetësor me qëllim mbrotjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet e shumta që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre. Në vitin 2016, MASHTI ka themeluar grupin punues me përfaqësues si ekspertë nga IKSHPK, ekspertë të kurrikulës dhe mësimdhënës, me detyrë për hartimin e dokumenteve dhe këtyre doracakëve. E gjithë ky proces është mbështetur nga UNFPA. Grupi punues ka hartuar 4 doracakë për mësimdhënës dhe broshura informative për prindër. Këto materiale janë finalizuar dhe miratuar nga MASHTI më 10.02.2020″, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se këta doracakë nuk janë obligativ dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit.

“Propaganda që po zhvillohet ditëve të fundit, shoqëruar me dezinformata dhe manipulime duke konstatuar se këta doracakë janë kurrikula arsimore e pastaj duke i paraqitur si libra shkollorë për nxënës e deri tek obligueshmëria e zbatimit të tyre, është në dëm të mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve. Si Ministri e Arsimit, me përgjegjësi të plotë punojmë dhe angazhohemi për mirëqenien e fëmijëve. Tre vitet e fundit kemi rishikuar shumë tekste dhe dokumente që kanë përmbajtje dhe gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese sikurse edhe pasaktësi shkencore. Në linjë me këtë, ju informojmë se në vijimësi të rishikimit të teksteve shkollore, do të rishikohen edhe këta doracakë dhe materialet tjera informative për mësimdhënës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në kurrikulën e formuar nga Ministria e Arsimit e cila udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, sugjerohet se si mësimdhënësit t’u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në të 5, se si të kuptojnë ndjenjat e tyre dhe të kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale.

Në mesin e gjithë atyre, është edhe një aktivitet i pazakontë që sugjerohet që nxënësit ta bëjnë në klasë. Të njëjtit duhet ta gjejnë një partner me të cilinnuk janë shumë të afërt (jo shokun/shoqen e tyre më të ngushtë)

E që është, prekja e nxënësve mes vete, dhe pastaj të përshkruajnë se si janë ndjerë.

Sipas kësaj kurrikule, kështu mund të kuptosh ndjenjën.

E tmerrshme: Në kurrikulën për edukatën seksuale, MASHT sugjeron që nxënësit ‘t’i fusin duart’ njëri tjetrit në trup

Shpërndaje në: