Hamza, diplomatëve norvegjezë: E duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO

Hamza, diplomatëve norvegjezë: E duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza sot ka takuar përfaqësuesit e veçantë për Ballkanin Perëndimor z. Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin z. Haakon Blankenborg.

Ai, diplomatëve norvegjez u tregoi për synimet e tij si kryeministër i ardhshëm.

Hamza tha e dëshiron një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO, për të cilin tha se Kosova e ka përkrahjen e Norvegjisë.

“Me dy diplomatët e lartë të Norvegjisë, përfaqësuesin e veçantë për Ballkanin Perëndimor z. Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin z. Haakon Blankenborg, sot biseduam për punën e përbashkët që na pret. Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Ky është interesi edhe i partnerëve tanë. Për këtë e kemi pasur dhe do ta kemi përkrahjen e Norvegjisë. Për këtë u jemi përherë mirënjohës dhe i gëzohemi mundësisë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me miqtë tanë norvegjezë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: