Miftaraj: Nuk është fajtor Kushtetuesja që kjo qeveri nuk është në gjendje me hartu ligje
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, i ka reaguar kryeministrit Kurti, pasi i njëjti, sërish, e sulmoi Gjykatën Kushtetuese.
Miftaraj ka shkruar në rrjete sociale se disa prej reformave, Kurtit ia ka rrëzuar edhe Komisioni i Venecias.
Postimi:
Në mbledhje te Qeverisë Albin Kurtika sulmon Gjykatën Kushtetuese, se po bllokon reformat pozitive e progresiste.
Kurti: Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me Ligjin për Byronë për konfiskimin e Pasurisë së Pajusitifkueshme, ligjin për KPK-në, Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë ndër të tjera.”
Ky eshte rasti tipik kur qeveria ne krye me Kryeministrin Kurti plasojne lajme te rreme dhe mashtrojne opinionin publik.
Nuk eshte vetem Gjykata Kushtetuese qe i ka shpall kunderkushtetuese Ligjin per Byrone dhe Ligjin per KPK. Eshte edhe Komisioni i Venecias qe i ka trajtu jo nje here, jo dy here po disa here ligjet per Byrone dhe KPK. Komisioni i Venecias per dy ligjet disa here ka leshuar opinione ligjore qe keto ligje i cenojne parimet e drejtesise, kufizojne drejtat dhe lirite e njeriut.
Nuk eshte fajtor Gjykata Kushtetuese qe kjo qeveri me qellim ose nga mosdija esktreme nuk jane ne gjendje me hartu ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetute.