Refuzohet kërkesa e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Lidhur me këtë vendim, asambleisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, ka bërë thirrje publike që Hyseni të pranojë shqyrtimin e kërkesave të opozitës dhe të ofrojë një zgjidhje për situatën e krijuar, e cila, sipas tij, nuk është në të mirën e askujt.
Murseli ka theksuar se kërkesa për shpërbërjen e Kuvendit është joligjore dhe dëshmon mungesën e gatishmërisë së kryetarit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe kompromisit.
“Veproni menjëherë,” shkroi ai, “sepse interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm sesa kalkulimet politike.”