Trump emëron Muskun në krye të një departamenti të ri

Trump emëron Muskun në krye të një departamenti të ri

Donald Trump ka konfirmuar se Elon Musk do të bashkëdrejtojë departamentin e ri të efikasitetit të qeverisë.

Presidenti i zgjedhur tha të martën se pronari i Tesla dhe X – i cili është gjithashtu njeriu më i pasur në botë – do të punojë me ish-kandidatin presidencial republikan Vivek Ramaswamy për të udhëhequr departamentin, i cili njihet shkurt si DOGE.

Emërimi përmbush një premtim që Trump i bëri miliarderit të teknologjisë pasi ai e mbështeti atë në garën për Shtëpinë e Bardhë dhe shpenzoi më shumë se 119 milion dollarë për të në shtatë shtetet e fushëbetejës.

Në një deklaratë, presidenti i zgjedhur tha se Musk dhe Ramaswamy “do t’i hapin rrugën administratës sime për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të minimizuar rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e kota dhe për të ristrukturuar agjencitë federale”.

Në një postim të veçantë ai shkroi: “Kërcënim për demokracinë? Jo, kërcënim për burokracinë”.

Në një varg zgjedhjesh për administratën e tij të dytë, Trump emëroi gjithashtu veteranin e Gardës Kombëtare, Pete Hegseth si sekretar të Mbrojtjes dhe tha se do të emëronte ish-drejtorin e inteligjencës kombëtare John Ratcliffe për drejtor të CIA-s.

Shpërndaje në: