Mustafa: Është koha të ndërpritet përkrahja për qeverisjen mashtruese, i ka shpallur luftë drejtësisë

Mustafa: Është koha të ndërpritet përkrahja për qeverisjen mashtruese, i ka shpallur luftë drejtësisë

Ish – kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka folur edhe për zgjedhjet e rregullta që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë.

Mustafa për Periskopin ka thënë se qytetarët duhet të vendosin nëse duan të jetojnë me premtime të rreme, apo zhvillim në vend.

“Nga zgjedhjet pres reflektim të përgjegjshëm të qytetarëve. Janë shumica qytetare ata që do duhej të vendosin se a duan të jetojnë me premtime të rreme, izolim e ndëshkim nga komuniteti ndërkombëtar apo duan zhvillim dhe përafrim euroatlantik. Vendeve ne krizë të vetëdijes iu pëlqejnë më shumë gënjeshtrat, e më rëndë e kanë të ballafaqohen me realitetin”, ka thënë ai.

Ai deklaron se është e nevojshme që opozita të arrijë bashkëpunim.

Mustafa thotë se është koha që ndalet përkrahja për sic e quan ai ‘qeveri mashtruese’.

“Shpresoj se është koha të ndërpritet përkrahja për qeverisjen mashtruese. Ka nevojë të arrihet një bashkëpunim i opozitës e cila do duhej ta merrte përgjegjësinë në këtë moment të rëndë për udhëheqjen e vendit. Përgjegjësia është larg e larg më e madhe nga ajo se kush e sa do ti rrisë pagat. Duhet të ruhet dhe të mbrohet shteti”, u shpreh ai.

Ish kryeministri Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës i ka shpallur luftë drejtësisë e jo shkeljes së ligjit.

Ai thotë se VV ka dalë e para në shkeljen e Kushtetutës dhe në korrupsion.

“Nuk mund të them se cila parti do të del e para. Por do të pajtohesha se pushteti aktual po tregohet i pari në shkelje të ligjit e të Kushtetutës dhe në korrupsion. Është i vetmi pushtet që i ka shpallur luftë drejtësisë e jo shkeljes së ligjit. Por sa i përket votës, ajo është rezultat i perceptimit; me perceptim del nganjëherë se më shumë vlenë një urë 3 metra e gjatë sesa një autostradë 100 km. Në politikë, sidomos te ne nuk vlerësohet puna, vlerësohet mashtrimi, i cili bëhet vlerë perceptuese”, u shpreh ai për Periskopin.

Isa Mustafa: Trump do të jetë i prerë, s’do tolerojë të stërgjatet procesi nga Kosova dhe Serbia

Shpërndaje në: