HULUMTIM || Universiteti i Pejës e shpërbleu profesorin e vet me një tender 21 mijë euro

HULUMTIM ||  Universiteti i Pejës e shpërbleu profesorin e vet me një tender 21 mijë euro

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, i përfshirë në konflikt të pastër interesi, i ka dhënë tender 21 mijë euro profesorit Shaqir Elezaj, që e ushtron këtë detyrë në Fakultetin e Biznesit – UHZ

Periskopi

Universiteti i Pejës, në vitin 2022 kishte hapur një tender për “Mirëmbajtjen e Ngrohjes, ujësjellësit dhe Klimatizimit në objektet e UHZ-së”.

Kompania e cila fitoi këtë tenderi është shpallur “CTA”, kompani kjo me pronar mikun e rektorit Armand Krasniqi, Shaqir Elezajn.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Në hulumtimin e Periskopit, del që Shaqir Elezaj i cili është edhe profesor në universitetin privat “UBT”, e ushtron edhe detyrën e profesorit në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.

Periskopi ka kontaktuar me z. Elezajn dhe i njëjti ka konfirmuar se është profesor i rregullt në Universitetin e Pejës.

Shaqir Elezaj: Po, po, jepi mësim.

Periskopi: Në vitin 2022 tek Komisioni rregullativ i Prokurimit me kompaninë CTA, në të cilën jeni prona ju, a mund të na konfirmoni se a keni marrë një tender për mirëmbajtjen e ngrohjes së ujësjellësit dhe klimatizimit. Vlera e këtij tenderi nga autoriteti kontraktues ka qenë 100 mijë euro. 21 mijë është nënshkruar kontrata.

Shaqir Elezaj: Jo se di valla, une s’merrem fort me ato punë. Profesor në UBT jam i rregullt unë dhe jam bërë para tenderit. Për besë, viti i tretë qe ligjeroj në Unversitetin e Pejës, përpara kam ardh unë para tenderit kam dhënë mësim. Kam punuar në universitet, jam më i miri aty. Zgjedhja është bërë në bazë të performances. S’ka lidhje me tendera”.

  /Periskopi/

HULUMTIM ll Universiteti i Pejës shpërblen me tender 46 mijë euro burrin e sekretares së MASHT’it (DOKUMENT)

Shpërndaje në: