Abdixhiku: Me orientimin tonë të djathtë e zhvillimor,i kemi vendosur bizneset në qendër të programit ‘Rruga e Re’

Abdixhiku: Me orientimin tonë të djathtë e zhvillimor,i kemi vendosur bizneset në qendër të programit ‘Rruga e Re’

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot bizneset në Suharekë, në Zonën Industriale të Shirokës.

Abdixhiku ka patur një bashkëbisedim me mbi 50 pronarë biznesesh, të cilëve u ka prezantuar vizionin ekonomik, Pakon Fiskale 2.0, lehtësirat tatimore e projektet e mëdha shtetërore.

“Vizitova në veçanti fabrikën e prodhimit të pijeve freskuese Burim Ag me 45 punëtorë; e më pas dhe fabrikën e prodhimit të dyerve e dritareve Hazrolli Group me 50 punëtorë.Biseduam për sukseset, potencialin, dhe sfidat e bizneseve të tyre, dhe u zotova per mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore që do ta kenë me qeverinë time dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës” shkruan Abdixhiku.

Ai tutje thekson se “Me orientimin tonë të djathtë e zhvillimor, ne i kemi vendosur bizneset dhe sektorin privat në qendër të programit “Rruga e Re”.

Shkrimi i plotë:

Pasi shpalosa dje programin ekonomik në Prishtinë, sot, me ekipin tim, vizitova bizneset në Suharekë, në Zonën Industriale të Shirokës. Aty, pata një bashkëbisedim me mbi 50 pronarë biznesesh, të cilëve u prezantova vizionin tonë ekonomik, Pakon Fiskale 2.0, lehtësirat tatimore e projektet e mëdha shtetërore!

Vizitova në veçanti fabrikën e prodhimit të pijeve freskuese Burim Ag me 45 punëtorë; e më pas dhe fabrikën e prodhimit të dyerve e dritareve Hazrolli Group me 50 punëtorë.

Biseduam për sukseset, potencialin, dhe sfidat e bizneseve të tyre, dhe u zotova per mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore që do ta kenë me qeverinë time dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Me orientimin tonë të djathtë e zhvillimor, ne i kemi vendosur bizneset dhe sektorin privat në qendër të programit “Rruga e Re”, sepse ne besojmë fuqishëm se mbështetja për sipërmarrësit tanë është çelësi për një ekonomi të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën!

Ndryshimi po vjen, dhe këtë ndryshim do ta realizojmë bashkë – me bizneset dhe me qytetarët e vendit, për një ekonomi të shëndoshë dhe që sjell përfitime për çdo qytetar.
Biznese të fuqishme!

Paga të dinjitetshme për punëtorë!
Ekonomi e fortë!

Shpërndaje në: