Zgjedhjet e 9 shkurtit, Dushi: Qeveria po tenton të ndërhyjë në punën e KQZ’së
Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, thotë se Qeveria e Kosovës, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës po tenton që të ndërhyjë në punët e KQZ’së.
Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryetari i KQZ’së duhet që publikisht dhe qartë t’i refuzojë këto tendenca të Qeverisë.
Sipas tij, KQZ duhet t’i garantojë qyetarët dhe subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje proces të rregullt e të drejtë zgjedhor.
Postimi i plotë i Dushit:
KQZ është institucioni i vetëm kushtetues përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.
Ndërkohë, për herë të parë që prej shpalljes së pavarësisë, qeveria po tenton të ndërhyjë në punën e këtij institucioni të pavarur duke provuar që në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të bëhet pjesë e organizimit të zgjedhjeve!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i saj, duhet publikisht dhe qartë të refuzojë keto tendenca të qeverisë dhe të garantojë për qytetarët dhe subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje proces të rregullt e të drejtë zgjedhor, duke pamundësuar kështu që mendësia e partisë shtet në qeveri të cenojë një proces ne kaq peshë e rëndësi për demokracinë në vend.