Ky është gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, të premten në Bukuresht përballet me Rumaninë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dueli në mes rumunëve dhe Dardanëve është ndeshje vendimtare për vendin e parë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve.
UEFA sfidën mes Kosovës dhe Rumanisë ia ka besuar arbitrit danez Morten Krogh, derisa asistentë të tij do të jenë Victor Skytte dhe Steffen Bramsen.
Dueli mes Rumanisë dhe Kosovës luhet me 15 nëntor dhe fillon në orën 20:45.