Limaj njofton për takimin me kryetarët e degëve të NISMA’s: Kosovës i duhet kahje e re

Limaj njofton për takimin me kryetarët e degëve të NISMA’s: Kosovës i duhet kahje e re

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka njoftiar se ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e degëve të partisë, shkruan Periskopi.

Limaj tha se programi i NISMA-s garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar”

 

 

Postimi i plotë:

Së bashku me bashkëpunëtorë, kryetarët e degëve të NISMA Socialdemokrate mbajtëm mbledhjen e radhës ku diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ndryshimet që priten të ndodhin në gjeopolitikën botërore duke konstatuar së bashku se Kosovës i duhet kahje e re në politikat e brendshme si dhe orientimit diplomatik, dhe për këtë duhet reflektimi popullor në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar.

Angazhimi i degëve të Nisma Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm në arritjen e këtyre objektivave, derisa ne do të vazhdojmë takimet e përditshme me qytetarë anë e kënd vendit.

Ju faleminderit!

Shpërndaje në: