Çitaku për gjuhën e zv.ministrit të Drejtësisë: Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj zv, ministrit të Drejtësisë Blerim Sallahu pasi ky i fundit shpërndau një postim në të cilin akuzohet e kritikohet ashpër Prokuroria, shkruan Periskopi.
Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, kritikoi gjuhën kërcënuese të Sallahut, duke shtuar se “kjo mendësi merr fund me 9 shkurt”.
Postimi i plotë:
Pra, zv Ministri i Drejtësisë shpërndanë gjuhë fyese, kërcënuese dhe poshtëruese ndaj prokurorisë së Republikës.
Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërhjekun vërejtjen, e në shkollë e merr 1sh në sjellje.
Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot.
Kjo mendësi merr fund me 9 Shkurt.
#Mamirë