Kurti ‘ka fytyrë’ të shkojë për ngushëllime te familja e ushtarit të FSK-së që vdiq derisa po punonte në ndërtimtari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë shkuar për ngushëllime në familjen e Liman Musliu.
Musliu ishte pjesëtar i FSK-së, por që humbi jetën duke punuar në ndërtimtari. Gjithashtu, ai kishte qenë pjesë e UÇK-së dhe TMK-së.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit, vizituan për ngushëllime familjen Musliu në Drenas. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
Varroset zyrtari i FSK’së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari