Raportimi i Periskopit: Anulohet konkursi ku kolegia e Pecit ishte një hap larg përzgjedhjes për një pozitë në Ministrinë e Bujqësisë
Ditë më parë, Periskopi raportoi për një konkurs të hapur në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila udhëhiqet nga Faton Peci, e ku rezultoi me kalimin e vetëm një kandidati në testin me shkrim. I njëjti konkurs, siç merr mëson Periskopi është anuluar. Bëhet fjalë për Majlinda Qerkinin, ish-kolege dhe e afërt me kryetarin e Listës Guxo, Faton Peci. E njëjta, ishte një hap larg përzgjedhjes për pozitën “Zyrtar Ligjor” në Departamentin Ligjor të kësaj Ministrie.
Nga 62 kandidatë të cilët kishin aplikuar për këtë pozitë, 47 kandidatë i kishin plotësuar kriteret e konkursit. Vetëm një prej tyre, Majlinda Qerkini, e kishte kaluar testin me shkrim.
Megjithatë, në dokumentin e siguruar nga Periskopi, sot më datë 12.11.2024, ka njoftuar se është anuluar procedura e konkursit të hapur Zyrtar Ligjor në Departamentin Ligjor për arsye se kandidati i vetëm nuk ka arritur të paktën 70 pikë në intervistën me gojë.
/PERISKOPI/ Enis Rrustemi/