Miftaraj: Qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike
Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfrytëzimin e ambasadave të Kosovës për tubime politike të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka ironizuar me këtë çështje duke thënë se në ambasada ka zyrtar që merren vetëm me organizimin e ndejave dhe tubimeve politike për kryeministrin, shefen e diplomacisë dhe zyrtarët tjerë të pushtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se kjo qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike për aranzhime të hoteleve, sallave e ndejave private.
“Ku punon ti? Në ambasadë të Republikës të Kosovës në Bruksel Çka punon në ambasadë? Punë logjistike kryesisht, organizojmë neja, party, tubime politike për Albinin, Donikën e secilit nga partia në pushtet. E ti ku punon a çka punon? Une në ambasadë në Oslo, njejte si ti ia mbaj zhagin partisë në pushtet, Albinit, Donikës, etj etj. Kur i kthejme ambasadat në agjenci turistike dhe per aranzhime të hoteleve, sallave e nejave private, normal se del ne pah Ganiu dhe honorari i tij prej 7500 Euro ne muaj per me taku dosta e miq ne emer te interesit te Republikes se Kosoves”, ka shkruar ai.
Sipas tij, në këtë mënyrë po shkelet integriteti i diplomatëve të Kosovës.
“Secili nga ne duhet te ndjen keqardhje per diplomatet tane ne Evrope te cileve iu dhunohet integriteti dhe dinjiteti personal duke I kthyer ne agjente turistik. Zoti iu dhashte durimin”, ka shkruar Miftaraj.