Analiza e re e gjakut zbulon sëmundjet kronike tri vjet më herët
Kjo është bërë e ditur nga shkencëtarët amerikanë në konferencën vjetore të kardiologëve amerikanë, e cila është mbajtur në Uashington.
“Kemi shfrytëzuar formulën në të cilën kemi përdorur moshën e pacientit dhe rezultatet e analizës së gjakut për të fituar indeksin të cilin e kemi quajtur Intermountain Chronic Disease Risk Score (ICHRON). Synimi ynë ishte për të krijuar një test të dobishëm klinik, i cili thjesht kryhet dhe mundëson që pacientët të mos kenë rëndesa shtesë”, tha autorja kryesore e studimit, epidemiologia Heidi May nga Instituti Medicinal për zemër Intermountain në Salt Lake City.
May dhe kolegët e saj në hulumtim kanë përdorë edhe të dhëna për grupin e meshkujve dhe femrave pa sëmundje kronike në anamneza.
Me testin e ri mund të parashikohet zhvillimi i sëmundjeve si diabeti, sëmundja e veshkave ose muskulit të zemrës, sëmundjet koronare dhe ato të mushkërive, infarktit, demencës ose edhe sulmit në tru, aritmisë së zemrës.