Gjykata e Hagës nis hetime ndaj kryeprokurorit të saj
Gjykata Ndërkombëtare Kriminale në Hagë ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm ndaj kryeprokurorit të vet Karim Khan, i cili ka thënë se do të ndihmojë me procesin e hetimeve edhe pse mohon akuzat.
Zhvillimi vjen pas raportimeve në media të një dokumenti ku cilësohen akuzat ndaj Khan, që përfshijnë ‘prekje të padëshiruara’ dhe ‘abuzime të natyrës seksuale’, shkruan rrjeti BBC.
Në dokument thuhet se zoti Khan “ishte thirrur edhe më parë për hetime në lidhje me çështjen”.
“Mirëpres mundësinë për t’u përfshirë me procesin, teksa do të vazhdoj funksionet e mia si kryeprokuror”, tha ai në një prononcim.
Zyrtarët thonin se çështjet e hetimeve do të menaxhohen nga zv.prokurorët “për të siguruar respektimin e të drejtave të personave të përfshirë”.
Zhvillimi vjen mes rritjes së vëmendjes ndaj Gjykatës dhe zotit Khan teksa ky i fundit ka lëshuar akuza dhe sugjerime per urdhër-arrestime për persona të lidhur me konfliktin në Gaza.
Në maj Khan tha se kishte arsye të besueshme se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i tij i mbrojtjes Yoav Gallant, liderët e Hamas, Yahiya Sinwar, Mohammed Deif e Ismail Haniyeh, mund të ishin përgjegjës për krime kundër njerëzimit, prej ditës së sulmit të Hamas në 7 tetor, e më vonë.
Tashmë Sinwar, Deif e Haniyeh janë vrarë të gjithë nga Izraeli.
Më herët Khan nuk fajësoi saktësisht Izraelin por bëri paralelizma mes përpjekje për diskreditimin e tij dhe Izraelit duke thënë se “është një moment kur Gjykata Ndërkombëtare është objekt i një numri të gjerë sulmesh e kërcënimesh”.
Raportimi fillimisht nga rrejti The Guardian fliste për një avokate femër që ishte bërë objekt avancimesh të padëshiruara seksuale nga Khan e cila hodhi dyshime mbi kompetencat e Mekanizmit të Pavarur të Mbikëqyrjes së gjykatës.
Rrjeti raportonte dhe për ankesa sjelljesh të padëshiruara të Khan nga një tjetër kolege, edhe pse ai ishte këshilluar të shmangte kontaktet me të.
Paivi Kaukoranta, shefe e grupit të mbikëqyrjes së gjykatës tha muajin e kaluar se zyrtarët kanë kontaktuar me viktimën, por nuk tha se çfarë pike ishin hetimet.
Dje ajo mbronte kapacitetin e grupit për hetimet por tha se në rrethana të caktuara “nuk kundërshtonte hetimet e brendshme.
Aktualisht një panel me tre gjykatës po shqyrton kërkesën e mandatit të arrestit ndaj Khan, shkruan rrjeti britanik BBC.
Në vitin 2023, ai lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar kundër presidentit rus Vladimir Putin.