Komandanti i KFOR-it ia bën me dije Sveçlës nevojën për koordinim të vazhdueshëm: Kyçe për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën

Komandanti i KFOR-it ia bën me dije Sveçlës nevojën për koordinim të vazhdueshëm: Kyçe për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, në takim me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka theksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm dhe konsultime të rregullta me organizatat e sigurisë në Kosovë. 

Barduani është pritur në takim nga ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Hoxha, të hënën.

“Ai gjithashtu theksoi nevojën për koordinim të vazhdueshëm dhe konsultime të rregullta me organizatat e sigurisë në Kosovë, pasi kjo është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Për takimin është njoftuar edhe nga MPB-ja.

“Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.  Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi Gjeneral Major Barduanit detyrën e tij të re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR.  Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shpërndaje në: