E quajti “hajn i dëshmuar”, Pal Lekaj i kundërpërgjigjet Durimishit: Gjuhë e rrugaçit
Nuk është hera e parë që një person i Qeverisë ‘kapet’ me opozitën. Ngjashëm ka ndodhur edhe sot.
Zëvendësministri Hysen Durimishi ka lëshuar akuza kundrejt deputetit të AAK-së, Pal Lekajt.
Ai, Lekajn e quajti “hajn i dëshmuar”.
E, për këtë ka folur për Periskopin, deputeti Pal Lekaj.
Ai ka thënë se gjuha Durimishit është si e rrugaçëve, dhe se nuk meritojnë të merren me të.
“Njerëzit që përdorin gjuhën e rrugaçit nuk meritojnë as një minutë të vetme të merremi me ta. Durmishi është shembulli më i mirë i kësaj kulture që qeveria po promovon”, deklaroi ai për Periskopin.
Durmishi rëndon gjuhën ndaj deputetit të AAK-së: Pal Leku, hajn i dëshmuar