Theren tre persona në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin
Tre persona janë lënduar nga një mjet i mprehtë me thikë të hënën në Prishtinë, e një person është arrestuar për këtë rast.
Sipas policise të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Ali Hadri’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Policia.