Hoxhaj për vdekjen e zyrtarit të FSK-së: Qeveria detyron heronjtë të rrezikojnë jetën për pagë të denjë

Hoxhaj për vdekjen e zyrtarit të FSK-së: Qeveria detyron heronjtë të rrezikojnë jetën për pagë të denjë

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për vdekjen tragjike të ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliut, i cili ndërroi jetë teksa punonte në punë ndërtimtarie.

Përkundër faktit që shprehet i pikëlluar, Hoxhaj thotë se kjo është fytyra e qeverisë Kurti, ku heronjtë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme, për të plotësuar nevojat bazë të familjeve të tyre, sepse pagat e tyre janë të pamjaftueshme për një jetë të denjë.

“Më pikëlloi jashtëzakonisht humbja tragjike e Liman Musliut, ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së, të cilin e njoha personalisht që shumë vjet. Një njeri me shumë virtyte, që dikur rrezikoi jetën për lirinë e atdheut, sot humbi jetën për të mbijetuar. Kjo është fytyra e qeverisë Kurti, ku heronjtë tanë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme, për të plotësuar nevojat bazë të familjeve të tyre, sepse pagat e tyre janë të pamjaftueshme për një jetë të denjë. Ngushëllime të sinqerta familjes së Limanit dhe respekt për sakrificën e tij të dyfishtë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Shpërndaje në: