Kurti ‘vajton’ që opozita s`po ia voton buxhetin: E kanë gabim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se opozita po mendon që vetëm pse është opozitë, të mos e votojë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025.
“Ne jemi optimist gjithmonë dhe besojmë që do t’i kalojmë të dy leximet për projektbuxhetin e vitit 2025, është një buxhet zhvillimor dhe i mirëqenies, dhe unë mendoj që është gabim nëse opozita vetëm për shkak se është opozitë konsideron që duhet të mos e votojë projektligjin për buxhetin 2025. Me këtë rast po zhvillohet debati në Kuvend, dhe besoj që nëse jo në orët e pasdites së vonë atëherë më së largu në orët e mbrëmjes do ta marrim vesh se kush prej deputetëve do të qëndrojë e si do të votohet”, ka deklaruar Kurti para mediave të hënën.
Kurti e braktis sërish Kuvendin derisa flitej për buxhetin e shtetit për vitin 2025