Therje me thikë në Prishtinë, lëndohen tre persona – Policia e arreston të dyshuarin
Tre persona kanë mbetur të lënduar në Prishtinë, dy prej tyre nga mjeti i mprehtë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se një person është arrestuar.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë”, tha Ahmeti.