Bajrami-Muratit: Nuk mundesh sot me shit propagandë, për secilin argument qëndroj 24 orë në foltore me referenca, të demantoj
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Kjo pasi ky i fundit deklaroi se përveç autostradës, as qeveritë e tjera nuk kanë bërë investime kapitale.
“Qysh me përjashtu autostradën? Qysh munesh me thanë përjashtone autostradën, e ju mbeten investime kapitale 200 milionë. A e di ku ke ngel? Te Ura e Badocit 34 metra, kush është duke të penguar. Me gjasa ka pasur kontrabandë po thu, inflacionin e kësaj qeverie po e paraqet si luftë kundër kontrabandës a? Asnjëri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve. A e di që ke ardhë në pushtet tu premtu që ke me i liru faturat e rrymës. Keni dështu, nuk mundesh sot me shit propagandë, për secilin argument qëndroj 24 orë në foltore me referenca, të demantoj”, tha Bajrami.